Ndërlidhjet

Lideri i Koresë Veriore vuan nga kanceri i pankreasit?


Agjencia e Koresë Jugore për spinuazhë ka thënë se nuk është në gjendje t’i konfirmojë raportet e mediave, sipas të cilave lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong Il, vuan nga kanceri i pankreasit.

Televizioni jugkorean YTN pohoi se raporti i tij për këtë çështje, i transmetuar më parë, është bazuar në informata të zyrtarëve të Koresë Jugore dhe Kinës.

Sipas raportit të pakonfirmuar, te mbreti Kim Xhong Il, 67 vjeçar, është diagnostifikuar kanceri në pothuaj të njejtën kohë në të cilën u përball me një sulm në zemër vitin e kaluar.

Raporti erdhi disa ditë pasi televizionet e Koresë Veriore transmetuan pamje ku lideri Xhong Il dukej i dobët në aspektin shëndetësor.
XS
SM
MD
LG