Ndërlidhjet

OBSH: Të vaksionohen punëtorët shëndetësorë kundër H1N1


Punëtorët e shëndetësisë duhet të kenë qasje prioritare në vaksinat kundër virusit H1N1, por shtetet duhet të vendosin individualisht për rastet e mëtejme, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se vendimin e OBSH-së e ka bërë të ditur në një konferencë për media Drejtorja e Iniciativës së hulumtimeve për vaksina, Mari Paul Kini.

“Grupi i ekspertëve rekomandoi fillimisht se punëtorët e shëndetësisë duhet të bëhen imunë në të gjitha shtetet në mënyrë që të sigurohet një ambient funksional në rast të shfaqjes së virusit”, tha Kini duke theksuar “Kur bëhet fjalë për grupet e tjera, do të varet se cilën strategji dëshiron ta ndjek ndonjë shtet”.
XS
SM
MD
LG