Ndërlidhjet

Kinë: Kërkohet lirimi i një ujguri


Më shumë se 100 shkrimtarë dhe intelektualë kinezë kanë bërë thirrje për lirimin e një aktivisti të njohur ujgur.

Ilham Toti u zhduk nga shtëpia e tij në Pekin javën e kaluar dhe, siç duket, është arrestuar.

Si ekonomist, Toti kishte kritikuar vazhdimisht politikat e Kinës në rajonin perëndimor Ksinjang, ku nga trazirat në qytetin Urumqi u vranë 184 dhe u plagosën rreth 1680 njerëz.

Në letrën e tyre, shkrimtarët dhe intelektualët kërkuan informata për rastin e Totit.
XS
SM
MD
LG