Ndërlidhjet

BE: Kanadaja t’i anuloj vizat për çekët


Komisioni i Bashkimit Evropian “shpreson se vendimi i Kanadasë për vënien e vizave për qytetarët e Çekisë do të anulohet së shpejti”, tha një zyrtare e BE-së në Bruksel, njofton agjencia e lajmeve DPA.

“Ne shpresojmë që masat e ndërmarra nga Kanadaja të jenë të përkohshme dhe ne shpresojmë se udhëtimi pa viza ndërmjet Kandasë dhe Bashkimit Evropian do të rivendoset së shpejti” tha zëdhënësja, Mishel Serson.

Si kundërpërgjegjie ndaj vendimit të Kandasë, qeveria e Çekisë ka vënë viza për qytetarët kandezë dhe ka paralajmëruar se do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së të bëjnë të njetën gjë.

Duke paralajmëruar konsultime ndërmjet qeverisë çeke dhe autoriteteve të Kanadës në ditët e ardhshme, Serson tha se “nuk ka zbatim automatik të reciprocitetit për viza për qytetarët kanadezë në këtë fazë”.
XS
SM
MD
LG