Ndërlidhjet

Solana paralajmëron heqjen e vizave për Maqedoninë


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, gjatë vizitës së tij në Shkup, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian është në prag të heqjes së vizave për qytetarët e Maqedonisë.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë lajme të mira” nga Bashkimi Evropian, tha Havier Solana.

Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Solana foli edhe për kontestin për emër të Maqedonisë.

“Çështja e emrit është e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet”, ka thënë ai, duke theksuar se, si e tillë, "kjo çështje duhet të zgjidhet gjatë një procesi të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara".
XS
SM
MD
LG