Ndërlidhjet

Kermabon: Kosova – territor unik doganor


Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS, Iv de Kermabon, ka deklaruar sot se hapi i ardhshëm i këtij misioni mund të jetë vendosja e doganave në vendkalimet në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, në pikat doganore 1 dhe 31 “nuk bëhet pagesa e doganës, por dogana do të mund të ishte hapi i ardhshëm, pasi të gjenden zgjidhje të caktuara politike”.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve të mediave beogradase, që po e vizitojnë Kosovën, se, sipas rezolutës 1244, Kosova është territor unik doganor dhe për këtë arsye EULEKS-i po përpiqet që, në këto pika, ta kthej gjendjen që ishte para shpalljes së pavarësisë. Zoti Kermabon tha se Beogradi pajtohet me këtë gjë.

Ai mëtutje vlerësoi se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e përshtatshme dhe theksoi se përfaqësuesit e EULEKS-it janë të gatshëm ta përdorin forcën, nëse dikush do të përpiqej ta rrezikoj rendin, paqen dhe sundimin e ligjit.
XS
SM
MD
LG