Ndërlidhjet

Fejth: Kosova s’është kusht për hyrjen e Serbisë në BE


Përfaqësuesi i posaqëm i Bashkimit Evropain në Kosovë, Piter Fejth, tha se për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës, nuk është kusht për hyrje në BE, por kusht, megjithatë, është minimumi i bashkëpunimit me Prishtinën.

“Njohja nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por është i domosdoshëm një minimum i bashkëpunimit me Prishtinën, në fushë të ekonomisë, të sundimit të ligjit, puna në kthimin e të zhvendosurve”, theksoi ai.

Sipas tij, do të ishte mirë që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, në mënyrë që t’i krijojnë kushtet më të mira për mbetje në vatrat e tyre, të krijojnë kushte ekonomike për kthim dhe për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Këto komente ai i bëri sot para gazetarëve beogradas, që po e vizitojnë Kosovën.
XS
SM
MD
LG