Ndërlidhjet

Paris: U shënua festa kombëtare franceze


Duke e shënuar festën kombëtare, Ditën e Bastiljes, ushtarët francezë kanë marshuar në sheshin Shanzelize.

Me këtë paradë vjetore, francezët e shënojnë rënien e Bastiljes më 14 korrik, dita kur në vitin 1789 populli e mori këtë burg famëkeq, që ishte simbol i monarkisë dhe praktikisht e filloi revolucionin francez, që ka paraqitur kthesë jo vetëm për Francën, por edhe për Evropën.

Në fjalimin e tij, presidenti Nikolas Sarkozi, tha se prioritet absolut do të jetë modernizimi i paparë dhe investimi në teknologjinë ushtarake, e veçanërisht në atë që mund të shfrytëzohet edhe në sektorin civil.
XS
SM
MD
LG