Ndërlidhjet

Iran: U rrëzua aeroplani me 169 veta


Nga Irani raportohet se një aeroplan i udhëtarëve u rrëzua sot në veriperëndim të këtij vendi dhe ekziston frika se të 169 personat në bord kanë humbur jetën.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se aeroplani i kompanisë Kaspian Erlajns fluturonte nga Teherani për në kryeqytetin armen Jerevan, kur u rrëzua në afërsi të qyteti iranian Qazvin.

Zyrtarë lokalë në qytetin e Qazvinit i kanë thënë agjencisë së lajmeve IRNA, se aeroplani u shkatërrua tërësisht dhe të gjithë udhëtarët në bord me gjasë kanë vdekur.

Në aeroplan gjendeshin 153 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit.
XS
SM
MD
LG