Ndërlidhjet

Akuzohet presidenti Çeçen për vrasjen e aktivistes


Organizata për të drejtat e njeriut në Rusi ka akuzuar presidentin e Çeçenisë për rrëmbimin, dhunimin dhe vrasjen e një aktivisteje.
Natalia Estemirova, aktiviste për të drejtat e njeriut e cila ka punuar në një rast të ndjeshëm për shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni, u rrëmbye në kryeqytetin e këtij vendi Grozni të mërkurën në mëngjes.
Trupi i saj u gjet më vonë në Ingushetinë fqinje.
Agjencia e lajmeve Interfaks, citon presidentin çeçen, Kadirov, të ketë thënë se ata qe janë përgjegjës për vrasjen duhet të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG