Ndërlidhjet

Iran: Gjenden dy “kuti të zeza” nga aeroplani


Janë gjetur dy “kuti të zeza” nga mbeturinat e aroplanit, i cili u rrëzua të mërkurën në veriperëndim të Iranit duke lënë të vrarë 168 njerëz.

“Kutitë e zeza” thuhet se janë dëmtuar, por hetuesit po përpiqen të nxjerrin informata nga to.

Shkaku i rrëzimit të aeroplanit ende nuk është zbuluar.

Aeroplani i kompanisë ajrore Kaspijen Erllajns po fluturonte nga Teherani në drejtim të Jerevanit kur u rrëzua në afërsi të qytetit Qazvin.
XS
SM
MD
LG