Ndërlidhjet

Musavi: Nesër paraqitje publike


Lideri i opozitës në Iran, Mirhosein Musavi, pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 12 qershorit.

Raportohet se Musavi do t’u bashkohet mbështetësve gjatë faljes së xhumasë, e cila do të udhëhiqet nga ish-presidenti i moderuar, Akbar Hashemi-Rafsajani, në universitetin e Teheranit.

Sikurse Musavi ashtu dhe Rafsajani nuk kanë njohur rizgjedhjen për president të Mahmud Ahmedinexhadit.

Musavi ka akuzuar qeverinë dhe Këshillin Mbrojtës për mashtrim në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG