Ndërlidhjet

Tbilisi: Lideri i opozitës formon parti të re


Kreu i opozitës në Gjeorgji dhe ish-ambasadori i OKB-së, Irakli Alsania, ka formuar partinë e re.

Ai, me këtë rast, ka thënë se protestat, të cilat kërkonin dorëheqjen e presidentit Sakashvilli nuk ishin të kota.

Partia e zotit Alsania “Gjeorgjia jonë – Demokratë të lirë”, u bashkohet partive tjera, të cilat kanë zhvilluar fushatë për rrëzimin e presidentit Sakashvilli në muajin prill.

Opozita në Gjeorgji e akuzon presidentin Sakashvilli se ka monopolizuar pushtetin që nga viti 2003 dhe e ka dërguar vendin e ish-Bashkimit Sovjetik në një luftë katastrofale me Rusinë, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG