Ndërlidhjet

Bota dënon sulmet në Xhakartë


Bashkësia Ndërkombëtare ka dënuar sulmet në Xhakartë të Indonezisë, ku nga shpërthimet në dy hotele u vranë së paku 9 njerëz dhe u plagosën rreth 50 të tjerë.

Bashkimi Evropian i cilësoi shpërthimet si “akte brutale” dhe u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave përmes një deklarate të lëshuar nga presidenca suedeze e BE-së.

Ndërkohë, sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband, tha se “këto sulme na kujtojnë sërish kërcënimin i cili u kanoset njerëzve të racave dhe religjioneve të ndryshme nga ekstremistët e dhunshëm”.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, i quajti sulmet “të neveritshme," duke theksuar se "ato konfirmojë nevojën për të qenë shumë vigjilent në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar."
XS
SM
MD
LG