Ndërlidhjet

Obama dënon sulmet në Xhakartë


Presidenti amerikan, Barak Obama, dënoi sulmet në kryeqytetin e Indonezisë, nga të cilat u vranë 9 njerëz dhe u plagosën rreth 50 të tjerë, përfshirë 8 amerikanë.

“I dënoj fuqishëm sulmet të cilat ndodhën këtë mëngjes në Xhakartë dhe u shprehi ngushëllimet e mia të thella viktimave dhe të dashurve të tyre”, tha Obama përmes një deklarate, ku theksohet se “qeveria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme që, si mike dhe partnere, të ndihmoj qeverinë e Indonezisë t’i përgjigjet dhe të rimëkëmbet nga këto sulme mizore”.

Obama, i cili kaloi pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi,vlerësoi vendosmërinë e këtij shteti “në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm”.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se departamenti i saj po punon për të “ndihmuar qytetarët amerikanë që janë plagosur nga shpërthimet”.
XS
SM
MD
LG