Ndërlidhjet

Sulmet në Xhakartë - vepër e teroristit Top


Sulmet vetëvrasëse ndaj dy hoteleve luksoze në Xhakartë, në të cilat u vranë 9 veta, janë të lidhura me grupin e islamistit radikal Noredin Top, kanë bërë të ditur burime të Sigurimit të Indonezisë.
Shefi i njësitit anti-terorist në Ministrinë e Brendshme të Indonezisë, Ansijad Mbai, ka thënë se shumë gjurmë çojnë drejtë Noredin Topit.
Në sulmin e djeshëm ndaj dy hoteleve në Xhakartë vdiçën 9 veta, ndërsa më shumë se 50 u plagosën.
XS
SM
MD
LG