Talibantë kanë transmetuar videon 28 minutëshe, ku shihet ushtari amerikan i zënë nga një grup në Afganistan, muajin e kaluar.
Ushtari i Shteteve të Bashkuara, identiteti i të cilit nuk është publikuar, u zhduk nga baza e tij në pjesën lindore të Afganistanit më 30 qershor.
Ai tha se ishte zënë pasi kishte mbetur prapa gjatë patrullimit.
Në video shihet se si ushtari amerikan intervistohet në gjuhën angleze lidhur me qëndrimin e tij ndaj luftës, Islamit dhe moralit të ushtarëve amerikanë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Afganistan e ka dënuar transmetimin e videos së talibanëve me ushtarin e zënë amerikan.
Zëdhënësi Xhon Stok, tha se përdorimi i ushtarit për qëllime propaganduese paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.