Ndërlidhjet

Rusi: Memorial e mbyll zyrën në Çeçeni


Grupi rus për të drejtat e njeriut, Memorial, e ka pezulluar punën e zyrës së tij në Çeçeni, pas rrëmbimit dhe vrasjes së aktivistes, Natalia Estemirova, në Grozni, këtë javë.

Një radio moskovite ka raportuar se njëri nga udhëheqësit e këtij grupi, Aleksaner Çerkasov, ka thënë se zyra në Çeçeni po mbyllej, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e punëtorëve të tjerë atje.

Për vrasjen e veprimtares Estemirova, aktivistët kanë fajësuar presidentin çeçen, Ramzan Kadirov. Ai është fajësuar edhe për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG