Ndërlidhjet

Ançeloti: Teri është simbol i Çelzit


Trajneri i ri i ekipit të futbollit, Çelzi, Karlo Ançeloti, deklaroi sot se kapiteni, Xhon Teri, është simbol i këtij ekipi dhe se është i sigurt se ai do të mbetet në këtë skuadër, përkundër ofertës së Maçester Sitit.

Udhëheqësit e Maçester Sitit i kanë dërguar dy oferta për reprezentuesin Teri, por Çelzi i ka refuzuar ato.

“Xhon Teri është njeri i madh dhe të gjithë e dinë se ai është simbol i Çelzit”, tha Ançeloti.
XS
SM
MD
LG