Ndërlidhjet

Afganistan: Rrëzohet aeroplani, pilotët plagosen


Dy pilotë janë plagosur kur një aeroplan i forcave të NATO-s u rrëzua në një bazë ajrore në Afganistan.

Zëdhënësi i bazës ajrore në Kandahar, Mohamad Aslam Jar, tha se në aksident ishte i përfshirë një aeroplan i Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare për Siguri të udhëhequr nga NATO-ja.

Jar njoftoi se dy pilotët janë nxjerrë nga aeroplani dhe janë dërguar në spitalin ushtarak. Ai shtoi se “armiqët nuk kanë qenë të përfshirë në këtë incident”.

Të dielën, në po të njejtën bazë ajrore, është rrëzuar një helikopter civil me ç’rast janë vrarë 16 civilë.
XS
SM
MD
LG