Ndërlidhjet

Bajden arriti në Kiev


Zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, ka arritur në Ukrainë për një vizitë katërditëshe, e cila do të përfshijë edhe Gjeorgjinë.

Bajden pritet të siguroj të dy vendet se raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara nuk do të keqësohen për shkak të përpjekjeve të Uashingtonit për forcimin e marrëdhënieve me Moskën.

Bajden pritet të mbaj fjalimin kryesor në Kiev duke u bërë thirrje liderëve ukrainas të bashkëpunojnë në zbatimin e reformave në fushën e ekonomisë dhe atë të demokracisë.

Zëvendës presidenti amerikan pritet të udhëtojë për në Tbilisi të mërkurën.
XS
SM
MD
LG