Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët sulmojnë objektet qeveritare


Një grup i militantëve talibanë ka sulmuar ndërtesat qeveritare në një qytet të lindje të Afganistanit.

Zyrtarët thanë se një grup i sulmuesve vetvrasës ka tentuar të hyjë në ndërtesat e qeverisë në qytetin Gardez, në provincën e Paktikës.

Cak i këtyre sulmeve të talibanëve ishin stacioni policor i Gardezit, zyra e Shërbimit Inteligjent dhe shtëpia e guvernatorit.

Njoftohet se, gjatë luftimeve, janë vrarë 5 sulmues dhe 5 anëtarë të forcave afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG