Ndërlidhjet

Obama: “Është shuar zjarri” në krizën ekonomike


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbrojtur përgjigjen e administratës së tij ndaj krizës ekonomike të gjashtë muajve të fundit, duke deklaruar: “Tani është shuar zjarri”.

Por, Obama theskoi se ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë me “burimet e kufizuara” që janë në dispozicion.

Ai tha se nuk është penduar për vendimin e administratës së tij për t’ju dhënë hua një numri të caktuar të firmave financiare, të cilat vlerësohej të jenë shumë të rëndësishme për funksionimin e sistemit financiar dhe për parandalimin e kollapsit të këtij sistemi.
XS
SM
MD
LG