Ndërlidhjet

Iran: Arrestohen 20 protestues


Policia iraniane është përleshur me qindra protestues pro-reformatorë në Teheran.

Anëtari i Frontit Kombëtar të Iranit, Hamid Reza Kadem, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se së paku 20 njerëz janë arrestuar gjatë këtyre përleshjeve.

Njoftohet se protestuesit ishin mbledhur në sheshin qendror, Haft-e Tir, pavarësisht ndalimit të qeverisë për të mbajtur mbledhje të tilla që pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, të cilat sipas opozitës kanë qenë të manipuluara në favor të presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG