Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia fillojnë stërvitjet ushtarake


Kina dhe Rusia do të fillojnë sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet pesëditore do të zhvillohen në verilindje të Kinës. Në të do të përfshihen rreth 3000 forca ajrore të ushtrisë dhe personelit, si dhe rreth 40 helikopterë e anije luftarake.

Televizioni rus Zvezda ka bërë të ditur se lëvizjet e trupave ruse dhe armëve në Kinë për stërvitje ushtarake, ishin më të mëdhatë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG