Ndërlidhjet

Rigjykimi për rastin Politkovskaja nis më 5 gusht


Procedurat e reja gjyqësore në lidhje me vrasjen e gazetares ruse, Ana Politkovskaja, janë caktuar të fillojnë në muajin e ardhshëm.

Avokatja e familjes Politkovskaja, Ana Stavitskaja, tha se seancat preliminare dëgjimore janë caktuar të mbahen më 5 gusht.

Kritikuesja e Kremlinit, Politkovskaja, e cila ka raportuar për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni, ishte qëlluar për vdekje në Moskë në tetor të vitit 2006.

Në shkurt të këtij viti, një gjykatë liroi katër të dyshuarit për vrasjen, por Gjykata e Lartë anuloi këtë vendim dhe urdhëroi nisjen e rigjykimit.

XS
SM
MD
LG