Ndërlidhjet

Honduras: Të largohen diplomatët e Venezuelës


Hondurasi i ka dhënë një afat 72 orësh personelit të ambasadës së Venezuelës për t’u larguar nga ky vend.

Qeveria e përkohshme e Roberto Miçeletit tha se është ngopur me “ndërhyrjet dhe kërcënimet” e presidentit, Hugo Çavez, i cili mbështet liderin e dëbuar të Hondurasit, Manuel Zelaja.

Venezuela ka bërë të ditur menjëherë se diplomatët e saj do të qëndrojnë në këtë shtet dhe se nuk do të ndikohen nga “një qeveri de fakto, e krijuar nga një grusht-shtet dhe e mbështetur nga ushtarët”.
XS
SM
MD
LG