Ndërlidhjet

Intelektualët: Të zbardhet vrasja e Estemirovës


Më shumë se 100 intelektualë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë një grup të fituesve të Çmimit Nobel për Paqe, i kanë bërë thirrje Rusisë, që ta gjejë vrasësin e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova.

Në një letër të publikuar në të përditshmën britanike Guardian, thuhet se ajo ishte vrarë sepse “ka treguar të vërtetën” për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Në radhët e nënshkruesve të kësaj letre ishin fituesit e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, Desmond Tutu, Jelena Boner, ish-presidenti i Çekisë, Vacllav Havell, dhe të tjerë.

Estemirova, e cila punonte në organizatën Memorial në Grozni, u rrëmbye më 15 korrik, kur po largohej nga shtëpia, ndërsa trupi i pajetë i saj u gjet pak orë më vonë në Ingusheti.
XS
SM
MD
LG