Ndërlidhjet

OKB: Al-Maliki kërkon lehtësimin e sanksioneve


Kryeministri irakian, Nuri Al-Maliki, ka vizituar sot selinë e Kombeve të Bashkuara dhe ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve të OKB-së kundër Irakut, të vendosura në vitin 1990, pas invadimit të Kuvajtit.

Al-Maliki u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, dhe me përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Sonte, Al-Maliki, në Uashington, takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. Pritet që tema kryesore të diskutimit të jenë shqetësimet amerikane për lëvizjen e ngadalshme në pajtimin politik, religjioz dhe etnik në Irak.
XS
SM
MD
LG