Ndërlidhjet

Bajden: Mbesim me Gjeorgjinë


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, përfundon sot vizitën në Gjeorgji.

Ai do të takohet me presidentin Mikael Sakashvili, do të mbajë fjalim në Parlamentin e Gjeorgjisë, si dhe do të zhvillojë takim me përfaqësuesit politikë në opozitë.

Zoti Bajden në Tbilisi ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbesin me Gjeorgjinë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, mbërriti të mërkurën në Gjeorgji, pas përfundimit të vizitës në Ukrainë, ku nga atje tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për një Ukrainë të pavarur, ndërsa përpjekjet për përmisimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës nuk do të shkojnë në dëm të Kievit.
XS
SM
MD
LG