Ndërlidhjet

Bajden: Priten më shumë viktima në Afganistan


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të duhet të bëjnë më shumë sakrifica dhe se do të ketë më shumë viktima, në rast se eskalon lufta në Afganistan.

Në një intervistë për televizionin shtetëror britanik, Bajden tha se janë me rëndësi përpjekjet për të siguruar këtë vend para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Ai tha se terrorizmi, i cili paraqet kërcënim për Perëndimin, e ka bazën në kufirin e Afganistanit me Pakistanin.

Bajden theksoi se trupat shtesë të Shteteve të Bashkuara, të dërguara në Afganistan, po ballafaqohen në front me talibanët, gjë që, sipas tij, nënkupton se “sipas të gjitha gjasave, do të ketë viktima shtesë”.
XS
SM
MD
LG