Ndërlidhjet

Barcelonë: Kontratë me 20 vjeçarin Karneirot


Barcelona do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me vlerë 14 milionë euro me lojtarin e ekipit brazilian Palmeiras, Keirison da Suza Karneirot, njoftuan përfaqësues të Barçës.

Vlera e kontratës për 20 vjeçarin mund të rritet deri në 16 milionë euro, varësisht numrit të lojërave, thuhet në uebfaqen e Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Xhosef Gardiola, tha se Keirison fillimisht do t’i huazohet një ekipi evropian për një sezon.

"Ai është shumë i ri", tha Gardiola, për të shtuar se "ky klub ka vendosur ta nënshkruajë atë, por në mënyrë që të ketë luajtur jashtë klubit për një kohë të caktuar. Unë nuk do të llogaris në të për këtë sezon".

Nuk jepen detaje të tjera për këtë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG