Ndërlidhjet

Hagë: Anulohet dënimi për Haraçian


Gjykatësit e Tribunalit për krime lufte në ish-Jugosllavi kanë anuluar dënimin e ish-ministrit të Kulturës në Kosovë, Astrit Haraçia, duke thënë se ai ishte akuzuar gabimisht, bazuar në thashetheme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Haraçia u dënua me burgim prej 5 muajsh, por meqë kishte kaluar të njejtën periudhë kohore në paraburgim, ai ishte liruar.

Por, pesë gjyqtarët mbështetën dënimin e ndihmësit të Haraçisë, Bajrush Morina, i cili u dënua me tre muaj burg.

Të dy ishin akuzuar për frikësimin e një dëshmitari gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vitin e kaluar u lirua nga akuzat për vrasje, përdhunime dhe tortura.
XS
SM
MD
LG