Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 200 njerëz


Policia turke ka arrestuar rreth 200 të dyshuar të organizatës ilegale islamike, Hizb Ut-Tahrir, gjatë bastisjes së 23 provincave në Turqi.

Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi se, gjatë bastisjeve, policia ka konfiskuar një numër të dokumenteve që lidhen me grupin islamik.

Hizb Ut-Tahrir, e cila pretendon te ketë qëllime paqësore, synon t’i bashkoj myslimanët në një shtet islamik.

Kjo organizatë është e ndaluar edhe në Azinë Qendrore.
XS
SM
MD
LG