Ndërlidhjet

OBSH: Pandemia H1N1 në fazën fillestare


Shefi për grip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se pandemia globale e gripit të derrave është ende në fazën fillestare të zhvillimit dhe se raportet për mbi 100 mijë infektime gjatë javës së kaluar, vetëm në Angli, janë bindëse.

Keji Fukuda tha se 2 milionë infektime në kuadër të pandemisë përbëjnë “një hapësirë të arsyeshme e cila duhet të analizohet”.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP, Fukuda, tha se pandemitë e mëhershme kanë treguar se disa miliona raste të infektimit mund të ndodhin “relativisht herët”.

Ai tha se raportet nga Britania për numrin e të infektuarve janë në përputhje me pritjet e OBSH-së, e cila deri më tani, ka marrë raportet konfirmuese për rreth 130 mijë infektime në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG