Ndërlidhjet

BE: Votimet në Kirgizi kanë dështuar


Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet presidenciale të së enjtës në Kirgizi nuk kanë arritur standardet e nevojshme.

Presidenca e BE-së tha se është e shqetësuar, sepse votimet kanë dështuar të arrijnë standardet kyçe të zgjedhjeve demokratike, përfshirë detyrimin për ndarjen e qartë në mes të partisë qeverisëse dhe shtetit.

Më herët, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian e cilësoi si “zhgënjyese” ecurinë e zgjedhjeve presidenciale në Kirgizi.

Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhje prin Bakiev me rreth 85%.

Opozita, ndërkaq, i ka quajtur “jolegjitime” zgjedhjet dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG