Ndërlidhjet

Iran: 17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit


Së paku 17 njerëz janë vrarë dhe 19 janë lënduar kur një aeroplan iranian po ateronte në Mashah, në veri-lindje të Iranit, njofton agjencia e lajmeve IRNA.

Një zyrtar i zyrës së guvernatorit lokal i tha kësaj agjencie se aeroplani mori flakë dhe u përplas në një mur në hapësirën për aterim në aeroport.

Ai njoftoi se pasagjerët që mbijetuan, nga gjithsej 153 sa ishin në bord, janë larguar nga aeroplani dhe zjarri në të është shuar.
XS
SM
MD
LG