Ndërlidhjet

Iran: Presione për largimin e Mashajes


Autoriteti më i lartë në Iran, lideri Suprem, Ajatollah Ali Hamnei, i ka bërë thirrje presidentit Mahmud Ahmedinexhad të shkarkojë nga posti i zëvendëspresidentit, Esfandir Rahim Mashaje, njofton televizioni shtetëror i Iranit.

“Emërimi i Esfandiar Rahim Mashajes në postin e zëvendëspresidnetit të parë është në kundërshtim me interesat tona dhe të qeverisë dhe do të shkaktojë ndarje në radhët e mbështetësve tanë”, ka thënë Hamnei në një letër, të cilën e citoi televizioni shtetëror.

Kërkesën e njejtë sikurse Hamnei e ka bërë sot edhe politikani iranian i vijës së ashpër, Ajatollah Ahmad Katami, gjatë faljes së xhumasë në Teheran.

Përkundër rritjes së presionit, Ahmedinexhad nuk ka treguar shenja gatishmërie për të shkarkuar Mashajen, të cilin ai e ka vlerësuar si njeri modest dhe besnik ndaj Revolucionit Islamik të vitit 1979.
XS
SM
MD
LG