Ndërlidhjet

Protesta në 110 qendra botërore kundër Teheranit zyrtar


Në më shumë se 110 qendra të mëdha botërore sot janë duke u mbajtur protesta në shenjë mbështetje për opozitën iraniane. Demonstruesit në gjithë botën janë duke kërkuar që qeveria e Iranit të ndalë goditjen ndaj opozitës dhe arrestimin e protestuesve paqësor. Një kërkesë tjetër dërguar Teheranit zyrtar është hetimi i abuzimeve ndaj të arrestuarve.
Qindra protestues, gazetarë, akademikë dhe juristë janë arrestuar, ndërsa sëpaku 20 veta janë vrarë pas zgjedhjeve të kontestuara të 12 qershorit, për të cilat kritikët thonë se janë falsifikuar në favor të presidentit Mahmud Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG