Ndërlidhjet

Miliband: Pajtim me talibanët e moderuar


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband, tha se qeveria e Afganistanit duhet ta shfrytëzoj mundësinë e krijuar nga operacioni ushtarak i aletëve, për pajtim me kryengritësit e moderuar talibanë, që janë të gatshëm t’i bashkohen procesit politik.

- Qeverisë afgane i duhen nisma efektive dhe rrënjësore për të ofruar alternativë ndaj asaj “lufto ose fluturo” për ushtarët e kryengritjes. Esencialisht, kjo do të thotë një rrugë të qartë për ish kryengritësit, që të kthehen në fshatrat e tyre, për të punuar në ferma dhe për rol të disa prej tyre brenda forcave legjitime të sigurisë së Afganistani, tha sot sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, duke folur në Bruksel.
XS
SM
MD
LG