Ndërlidhjet

HRW dënon arrestimet e avokatëve iranianë


Organizata për të drejtat e njeriut, Hjumen Rajts Uatch, tha se autoritetet të cilat kanë arrestuar avokatët për të drejtat e njeriut në Iran, po tentojnë t’i ndalin ata në përfaqësimin e protestuesve të arrestuar pas trazirave paszgjedhore në këtë vend.

Të dielën, kjo organizatë sqaroi në mënyrë të hollësishme arrestimin e avokatëve duke thënë se disa të tjerë janë kërcënuar dhe ndaluar të japin informata.

Sipas raporteve zyrate, rreth 1000-2000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave pas rizgjdhjes për president të Mahmud Ahmedinexhadit në zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat, sipas opozitës, ka pasur mashtrime.

Agjencia e lajmeve ILNA bëri të ditur se parlamenti i dominuar nga konservatorët ka formuar tanimë një komision, i cili do të merret me rastet e të arrestuarve.
XS
SM
MD
LG