Ndërlidhjet

Kinë-Tajvan: Kontakti i parë zyrtar


Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, i ka dërguar një telegram homologut të tij tajvanez, Ma Xhing Xheu, duke shënuar në këtë mënyrë, komunikimin e parë të drejtpërdrejt ndërmjet liderëve të Kinës dhe Tajvanit në 60 vitet e kaluara.

Presidenti kinez dërgoi këtë telegram për t’ia uruar presidentit të Tajvanit, njëherazi kryetar i partisë në pushtet- Partisë Nacionaliste, fitoren në zgjedhje.

Mirëpo, telegrami nuk i është dërguar Ma Xhing Xheut në cilësinë e presidentit ose liderit të Tajvanit.

Kina dhe Tajvani u ndanë në fund të luftës civile në vitin 1949, por Kina ende pretendon të ketë sovranitet mbi Tajvanin.

Zgjedhja e zotit Ma Xhing si president në maj të vitit 2008 vlerësohej se do të relaksonte marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve.
XS
SM
MD
LG