Ndërlidhjet

Tiranë: Konfirmohet fitorja e PD-së në zgjedhje


Zyrtarët zgjedhorë në Shqipëri kanë konfirmuar se Partia Demokratike e kryeministrit, Sali Berisha, ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, PD-ja ka fituar 68 vende deputetësh, ndërsa aleatët e saj, Partia Republikane dhe Partia për Demokraci dhe Integrim, kanë marrë nga një vend deputeti.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka fituar 65 mandate, ndërsa aleati i saj, Partia Për të Drejtat e Njeriut, ka fituar një mandat.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 4 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, që përbëhet prej 140 deputetësh.

Tashmë dihet se në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë do të përfshihen koalicioni i udhëhequr nga PD-ja dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, që në Kuvend do të kenë shumicën prej 74 mandateve.
XS
SM
MD
LG