Ndërlidhjet

Kina e inatosur për vizitën e lideres ujgure


Ministria e Jashtme e Kinës ka shprehur “pakënaqësi të fuqishme” ndaj qeverisë së Japonisë, për shkak se kjo e fundit miratoi hyrjen e një lidere ujgure në Japoni, e cila jeton në ekzil.

Kryetarja e Kongresit Botëror të Ujgurëve, Rebija Kadir, pritet të qëndrojë në Japoni disa ditë.

Pekini e akuzon atë për përfshirje në trazirat e dhunshme në fillim të këtij muaji në rajonin Ksinjang, por 62 vjeçarja Kadir ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në lidhje me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG