Ndërlidhjet

Iran: Hamnei urdhëron mbylljen e burgut


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ka urdhëruar mbylljen e burgut, Karizak, ku besohet se po mbahen disa reformistë.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve, Mehr, citoi një ligjvënës të ketë thënë se burgu ishte mbyllur për shkak të mungesave të standardeve, me të cilat do të siguroheshin “të drejtat e të burgosurve”.

Reformistët kanë thënë se në këtë burg po mbahen të burgosur një pjesë e protestuesve, të clët ishin arrestuar gjatë trazirave pas zgjedhjeve të 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG