Ndërlidhjet

Vizita e ujgures në Japoni inatos Kinën


Liderja ujgure në ekzil, Rebija Kadir, ka arritur për një vizitë në Japoni duke inatosur, në këtë mënyrë, Kinën.

Gjatë vizitës pesëditore, kryetarja e Kongresit Botëror të Ujgurëve pritet t’u drejtohet gazetarëve dhe të mbaj një ligjeratë në Tokio.

Kina ka akuzuar lideren ujgure për nxitjen e përleshjeve të këtij muaji ndërmjet ujgurëve dhe kinezëve në rajonin Ksinjang, ku u vranë rreth 200 njerëz, ndërsa Kadiri ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ditë më parë, Kina shprehi “pakënaqësi të fuqishme” në lidhje me lejen e Japonisë për hyrjen e Kadirit në atë shtet.
XS
SM
MD
LG