Ndërlidhjet

Iran: Ndalohet ceremonia përkujtimore


Autoritetet në Iran kanë refuzuar t’i japin leje opozitës për mbajtjen e një ceremonie përkujtimore për njerëzit e vrarë në protestat mbi zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Ministria e Brendshme e Iranit tha se “nuk është dhënë asnjë leje për mbledhjen dhe parakalimin e individëve ose grupeve të ndryshme politike”.

Liderët e opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kishin kërkuar leje për mbajtjen e një memoriali “të qetë” në Teheran, gjatë të cilit do të recitoheshin vargje nga Kurani.

Refuzimi i kësaj kërkese erdhi në kohën kur lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, urdhëroi mbylljen e një burgu, në të cilin besohet se mbahen të burgosur disa protestues të arrestuar gjatë trazirave paszgjedhore më 12 qershor.

Ndërkohë, ligjvënësi Kazem Xhalali tha se 140 të burgosur në burgun Evin u liruan nga burgu pasi anëtarët e një komisioni parlamentar vizituan atë.

Më parë, zyrtarët iranianë thanë se rreth 300 protestues gjenden ende në paraburgim.
XS
SM
MD
LG