Ndërlidhjet

Hollbruk: Fondet e talibanëve vijnë nga jashtë


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin tha se militantët talibanë po marrin më shumë fonde nga simpatizuesit jashtë vendit, sesa nga tregtia ilegale me substanca narkotike në Afganistan.

Emisari Riçard Hollbruk u tha gazetarëve në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, se pjesa më e madhe e parave duket "se vijnë nga Gjiri Persik".

Mirëpo, Hollbruk tha se nuk ka prova për të vërtetuar se qeveritë në Gjirin Persik, apo kudo tjetër, sigurojnë financimin.

Zyrtarët ushtarakë të NATO-s në Afganistan kanë vlerësuar se talibanët ngrisin diku 60-100 milionë dollarë në vit nga tregtia ilegale me narkotikë.
XS
SM
MD
LG