Ndërlidhjet

Moldavi: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Në Moldavi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat Partia Komuniste arriti fitore, por nuk ia doli që të tubojë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit në Parlament, pasi opozita, dy herë, kishte bojkotuar votimet. Këto zgjedhje patën shkaktuar edhe trazira.

Votuesit mund të zgjedhin ndërmjet komunistëve pro-rusë në qeveri dhe partive liberale, që synojnë lidhje më të mira me Perëndimin.

Përbërja e Parlamentit të ri, që del nga këto zgjedhje, duhet ta zgjedhë presidentin e ri, i cili do ta zëvendësojë Vlladimir Voronjinin, nga Partia Komuniste.
XS
SM
MD
LG