EPOKA E RE
Adem Salihaj ka thënë se Berim Ramosaj nëpërmjet “projektit” të vet ka tentuar ta manipulojë elektoratin e LDD-së dhe të LDK-së. Sipas Salihajt, Berim Ramosaj ka qenë absolutisht kundër çdolloj bashkimi apo bashkëpunimi me LDK-në... Salihaj ka thënë se kryesia e partisë ka qenë nën trysninë e madhe të degëve për ta shkarkuar Berim Ramosajn nga posti i nënkryetarit. Sipas tij, edhe Ramosaj e ka hetuar një gjë të tillë dhe e ka marrë hapin e dorëheqjes. Adem Salihaj rrëfen për “Epokën e re” të thëna e të pathëna rreth zhvillimeve të fundit në LDD...
LAJM
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të jetë në nivelin e përgjegjësive dhe kompetencave kushtetuese që ka, në punën e deritashme. Funksionimi i Kuvendit, sidomos në sesionin pranveror, ka lënë shumë për të dëshiruar, duke filluar që nga mënyra e organizimit dhe udhëheqjes së seancave plenare, punës në organet e Kuvendit, Komisione dhe Kryesi, përmbushja e obligimeve kushtetuese për emërimin e bartësve të institucioneve tjera, mënyra e zhvillimit të debatit parlamentar e deri te aspektet teknike që kanë të bëjnë me zyrat e Kuvendit. Puna e Kuvendit gjatë kësaj kohe është kritikuar nga partitë opozitare, organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe organizatat me renome ndërkombëtare...
KOHA DITORE
Mandati i misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, është që të mbështesë institucionet e Kosovës, që të ndërtojnë një sistem efikas për sundim të ligjit dhe si i tillë ai dallon edhe në mandat, edhe në qasje nga misioni i OKB-së, UNMIK, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij misioni. Përfaqësues të EULEX-it kanë shprehur mospajtime të thella me konkluzionet e paraqitura në analizën e fundit të publikuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Schtiftung”, ku bëhej fjalë për përmbushjen e premtimeve nga ana e EULEX-it dhe ku kjo e fundit përshkruhej si “kopje” e UNMIK-ut. “Është me rëndësi të kuptohet mandati i vërtetë i EULEX-it. EULEX-i nuk është në Kosovë me të njëjtin mandat si UNMIK-u...”, ka thënë zëdhënësja e misionit evropian, Karin Limdal...
INFOPRESS
Kosova i ka drejtuar sytë kah Bashkimi evropian për të gjetur një organ të lartë që do të monitoronte zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, por ende nuk ka marrë përgjigje. Zyrtarë të lartë në Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian kanë thënë se ende nuk kanë marrë një qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe se mund të ndodhë që nga muaji shtator të ketë një përgjigje që do t’i qartësonte gjërat. Ndërkohë, tashmë është e qartë së OSBE-ja nuk do ta ketë këtë detyrë, e po ashtu as disa institucione të rëndësishme të BE-së në Kosovë... Zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, në anën tjetër, kanë thënë se gjithsesi një institucion i lartë ndërkombëtar do t’i vëzhgojë këto zgjedhje, por edhe ata kanë thënë se ende është herët për një qartësim të situatës...
KOSOVA SOT
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta, ka nënshkruar të martën një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili ka të bëjë me listën e votuesve dhe njëherësh përcakton obligimet e KQZ-së dhe MPB-së në lidhje me këtë aspekt. Sipas këtij memorandumi, KQZ-ja do të jetë përgjegjëse për përgatitjen dhe respektimin e proceduarve për themelimin e listës së votuesve dhe themelimin e listës së votuesve përmes postës...
EXPRESS
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do t’ia hapë dyert Berim Ramosajt dhe të gjithë atyre që dëshirojnë ta braktisin LDD-në për t’iu kthyer ‘shtëpisë së vjetër’. Një ditë pasi ai dha dorëheqje nga të gjitha postet që e lidhnin me partinë, Eqrem Kryeziu ka lavdëruar atë që e ka quajtur “aventurë për bashkim”. Por, më shumë se “bashkim”, nënkryetari i parë i LDK-së preferon që atë ta quajë “kthim në shtëpi”. “Ju ndoshta e keni provuar me qenë larg shtëpisë se sa ju merr malli për të”, ka thënë të martën Eqrem Kryeziu, duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit. Sado që Ramosaj ka vendosur, për një kohë, të veprojë si deputet i pavarur, Kryeziu e llogarit atë pjesë të LDK-së...
ZËRI
Kriza financiare ka filluar ta godasë sistemin bankar të Kosovës, duke e rritur kështu përqindjen e kredive të këqija. Nga 3.3 sa ka qenë përqindja e kredive të këqija në fund të vitit 2008, kjo përqidnje në muajin maj të këtij viti është ngritur për 3.6%. ngritja e përqindjes së kredive të këqija, apo kredive joperformuese, vlerësohet të jetë pasojë se kredimarrësit gjatë muajve kanë humbur aftësinë paguese të borxhit që kanë ndaj bankave komerciale në vend, për shkak të krizës financiare globale...
BOTA SOT
Kryekuvendari Jakup Krasniqi, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale e vlerëson proces të domosdoshëm për faktin se kështu do të dihet saktë numri i tyre dhe e kërkesat e tyre. Ndryshe, sipas tij, mund të dështojë procesi i decentralizimit. Kryetari Krasniqi i bëri këto komente të martën, në mbledhjen e fundit të kryesisë për sezonin pranveror, ku është diskutuar për organogramin e ri të administratës së Kuvendit dhe është përcaktuar rendi i ditës për seancën plenare të sesionit vjeshtor. Krasniqi, duke folur për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, tha se qëndrimi ynë është që të respektohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi. ”Mendoj se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje për të treguar se janë pjesë e ndonjë komune të Kosovës. Ndërsa, pa marrë pjesë në zgjedhje, ne nuk dimë se sa është numri i tyre dhe cilat janë kërkesat e tyre”, tha Krasniqi...